Në një prononcim në BBC News Channel këtë pasdite, kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko dhe vëllai i tij Vladimir thanë se qyteti është i qetë sot, por se Rusia vazhdon të përparojë.
“Tanket po lëvizin nga Bjellorusia në Kiev…nga veriu dhe lindja me më shumë ushtarë”, tha Vitali. “Sot ishte pak qetë këtu, pa granatime si dje, por ne presim që të fillojë përsëri. Jemi shumë të befasuar”, shtoi ai.
Klitschko, i cili është një ish-boksier profesionist,theksoi më tej se njerëzit që ai takon janë krenarë që luftojnë dhe mbrojnë familjet e tyre.
“Rusët po shfaqin mesazhe këtu duke thënë “nazistët”, “nacionalistët” dhe “ju duhet ndihmë”, por rusët vranë civilë. Ata erdhën në vendin tonë” thotë ai.
Kur u pyetën nëse tundoheshin të largoheshin nga qyteti, Vladimir tha jo dhe se Kievi ishte shtëpia e tij. Prindërit tanë janë varrosur këtu, fëmijët tanë shkojnë në shkollë këtu, pse të ikim ne?” g.v/abcnews.al