Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja ka dhënë detaje në lidhje me protestën e zhvilluar një ditë më parë nga komuniteti rom në këtë qytet.
Në një lidhje direkte për ABC News Llatja është shprehur se tashmë janë marrë të gjithë masat e nevojshme dhe është bërë identifikimi i qytetarëve rom të cilët kanë nevojë për ndihmë në këtë situatë.
Ndër të tjera kryebashkiaku i Elbasanit ka theksuar faktin se ekipet e punës së bashkisë janë në terren dhe ndarja e paketave ushqime tashmë është thjesht çështje kohe.
Pjesë nga biseda:
Si ka mundur policia që të lejojë që këto persona të mblidhen sëbashku në këtë situatë ku kufizimet theksojnë se nuk duhet të kemi në krahë?
Bashkia e Elbasanit po punon për identifikimin e të gjithë qyetarëve të komunitetit rom që kanë pasur vështirësi financiare në sigurimin e ushqimeve. Ka pas një problematikë dhe ne jemi koshient për këtë, problemi ka qenë për atë pjesë të qytetarëve që merreshin me tregti ditore me rroba të përdorave të cilët kishin probleme me kursimet. Ndërsa për atë pjesë që ka qenë e shpërndarë nëpër zona të ndryshme tashmë Bashkia e elbasanit ka marrë të gjithë masat që të sigurojë ushqim dhe gjërat e nevojshme. Policia nuk ka pas kohë të ndërhyjë pasi ka qenë diçka që ka ndodhur shumë shpejt.
Kërkesa kryesore e tyre ka qenë për ushqimet, tu mundësohet minimumi që të ushqehen këto ditë. Çfarë masash ka marrë bashkia në lidhje me këtë komunitet që ato të kenë për të ngrënë.
Ka shumë organizata dhe shoqata që na kanë ardhur në ndihmë për këtë komunitet ku ne kemi bërë dhe identifikimet përkatëse dhe shumë shpejt do të fillojë dhe shpërndarja, kemi mundësitë për të siguruar të gjithë paketat ushqimore de është thjesht çështje kohe për shpërndarjen e tyre. /abncews.al