“Turizmi, prioritet i Gjirokastrës”, Golemi: Gjirokastritët nuk votojnë ‘non gratat’

schedule11:22 - 25 Prill, 2023

schedule 11:22 - 25 Prill, 2023

Kryebashkiaku socialist i Gjirokastrës, i cili kandidon më 14 maj për një mandat të dytë, Flamur Golemi thotë se priroritet i tij, është përfundimi i projekteve të nisura.

Në një intervistë për ABC News, Golemi u shpreh se turizmi, gjithashtu mbetet një prioritet për Gjirokastrën, teksa shtoi se numri i turistëve ka ardhur duke u rritur çdo vit.

Sipas Golemit, nuk është rastësore kjo rritje, për shkak të investimeve të kryera ndër vite.

“Prioritetet vazhdojnë të jenë po ato, çuarjen e Gjirokastrës në majën e turizmit, aty ku i takon. Por për ta çuar Gjirkastrën, për të vazhduar këtë trend që ka nisur, pavarësisht problematikave që kemi kaluar në 2020 apo 2021 qoftë me COVID, qoftë situata në Ukrainë, sërish numri i turistëve ka ardhur duke u rritur, aktualisht po kapim një shifër, më shumë se 200 mijë turistë në 2022, patjetër ka nevojë për më shumë shërbim, për ndërhyrje të vazhdueshme në infrastrukturë, qoftë në Bashkinë e Gjirokastrës, por edhe në të gjithë njësitë administrative.

Prioritet vazhdon të jetë turizmi, sepse ne e shohim turizmin si motorin e zhvillimit ekonomik të Bashkisë së Gjirokastrës, e shohim turimzin si një ëmnyrë për të rritur ekonominë e çdo banori dhe çdo familje të kësaj bashkie. Rritja e numrit të turistëve që frekuentojnë çdo vit e më shumë Gjirokastrën nuk është rastësore”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!