Kryetari i qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, ka thënë se vendi vazhdon të jetë nën sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse, sipas The Guardian.
“Janë dëgjuar shpërthime të fuqishme në të gjithë qytetin, Federata Ruse vazhdon të bombardojë Kharkivin,” tha kryebashkiaku Ihor Terekhov.
Rreth 1 milion njerëz kanë mbetur të bllokuar në qytet ndërsa rreth 30% e popullsisë, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar janë evakuuar. Raportet vijnë pasi shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha këtë mëngjes se forcat ruse po vazhdonin ofensivën e tyre në lindje të vendit me qëllim vendosjen e kontrollit të plotë mbi rajonet e Donetsk dhe Luhansk.
Që nga pushtimi i Ukrainës, qyteti verilindor i Kharkiv është përballur me sulme të vazhdueshme.
Ndërsa më shumë se një duzinë stacione metrosh janë shndërruar në strehimore.
/abcnews.al