Kryebashkiakja e një qyteti francez thirrje publike Madonnës: Na ktheni pikturën

schedule08:50 - 23 Janar, 2023

schedule 08:50 - 23 Janar, 2023

Autoritetet në qytetin francez të Amiens kanë ftuar “mbretëreshën” e popit Madonna për të huazuar një pikturë që historianët besojnë se ka humbur prej vitesh dhe tani mund të jetë në koleksionin e saj.

Kërkesa është bërë, pasi qyteti pretendonte titullin Kryeqytet i Kulturës Evropiane në vitin 2028.

Në një video-mesazh, kryebashkiakja e qytetit, Brigitte Fouret, i bëri thirrje Madonës, duke i thënë: “Ka një lidhje të veçantë mes jush dhe qytetit tonë”.

Piktura, “Diana dhe Endymion” i është atribuar Jerome Martin Langlois.

Është parë për herë të fundit në publik në një muze në Amiens para Luftës së Parë Botërore dhe vendndodhja e saj që atëherë nuk është dokumentuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!