Krujë/ Vodhi me dhunë në një banesë 1 vit më parë, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim: E pëson dhe 42-vjeçari që e strehoi

schedule10:27 - 23 Gusht, 2023

schedule 10:27 - 23 Gusht, 2023

Policia e Krujës ka vënë në pranga 32-vjeçarin e shpallur në kërkim, pasi një vit më parë vodhi me dhunë në një banesë.

Po ashtu në pranga është vënë dhe një 41-vjeçar, i cili strehoi banesën e tij 32-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Momenti”.

Vodhi me dhunë në një banesë, në vitin 2022, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari i shpallur në kërkim.

Vihet në pranga edhe 1 shtetas tjetër, pasi ka strehuar në banesën e tij, 32-vjeçarin në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Momenti”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Mafsheq, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit, 32 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, sepse në vitin 2022, ka vjedhur me dhunë në një banesë në fshatin Vinjolle, Milot.

Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi, 49 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ka strehuar në banesën e tij, 32-vjeçarin në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!