Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në Larushk të Krujës.
Ka qenë një banor nga familja Zira, i cili ka njoftuar policinë, se të shtënat janë dëgjuar në afërsi të banesës së tij.
Sipas policise se Krujës, ai nuk njihet për probleme në zonë. Dyshohet se plumbi mund të ketë bërë rikoshet.
Ndërkohë, policia ka hapur kamerat e sigurisë për të parë se kush ka qëlluar dhe nga ka ardhur plumbi që ka goditur dritaren e banesës.
Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar./abcnews.al