Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krujë/ Fshihej në një vend të improvizuar në banesë, arrestohet 52 vjeçari i dënuar me 8 vite burg

schedule10:57 - 14 Janar, 2024

schedule 10:57 - 14 Janar, 2024

Një 52 vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike. Sipas policisë, Ilir Krojë strehohej në një ambient të improvizuar në banesën e tij ku fshihej.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia ka konstatuar poshtë mobiljeve të kuzhinës, një derë me shkallë zbritëse në një dhomë të nëndheshme, të cilën 52-vjeçari i ndaluar, e përdorte për t’u fshehur.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2020 ka 200 kultivuar bimë në Njësinë Administrative Nikël./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!