Kruja sërish vatër e nxehtë, konfirmohen 9 raste të reja, i infektuar edhe një i burgosur

schedule11:27 - 26 Prill, 2020

schedule 11:27 - 26 Prill, 2020

Kruja vijon të mbetet qyteti i tretë me numrin e të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, me 92 të infektuar, duke u renditur pas Tiranës dhe Shkodrës. Por në 24 orët e fundi ajo ka shënuar numrin më të lartë të rasteve pozitivë, me 9 të tillë.

Ministria e Shëndetësisë sërish ka theksuar se testimi i tyre ka ardhur nga hetimi epidemiologjik (kontakti me raste të prekur).

LEXO EDHE: ISHP e përmendi për herë të parë si detaj: A dështoi strategjia për testimet rast pas rasti?

Ndërkohë që 4 raste pozitive janë shënuar në Tiranë mes të cilëve një tjetër i burgosur tek Burgu 313. Harta e infeksionit është zgjeruar sërish në Shkodër me 4 raste të reja.

“Vijon hetimi epidemiologjik nga ku rezulton se në Krujë  janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër”, njofton Ministria e Shëndetësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!