Kruja mbipopullohet nga turistët/ Muzeu i Skënderbeut dhe pazari, atraksionet më të preferuara

schedule16:01 - 28 Prill, 2024

schedule 16:01 - 28 Prill, 2024

Gjatë kësaj fundjave qyteti i Krujës ka qenë i mbipopulluar nga turistë vendas dhe të huaj.

Turistët janë nga të gjitha grupmoshat, madje nuk kanë munguar as nxënëit e shkollave. Janë plot 26 mijë turistë të huaj që kanë vizituar muzeun dhe pazarin karakteristik të Krujës, dyfishi i atyre nga e njëjta periudhë me vitin e kaluar.

Drejtuesit e muzeut bëjnë të ditur për ABC News se gjeografia e turisteve është zgjeruar, dhe nga vendet aziatike. Atraksionet më të preferuara nga turistët e huaj janë Muzeu i Skënderbeut dhe Pazari karakteristik i Derexhikut.

Kruja është konsideruar si qytet me turizëm gjithëvjetor, nga numri i lartë i vizitorëve në çdo stinë. Pritet që në këtë sezon veror numri i turistëve të kalojë pritshmëritë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!