Kruja është gjithnjë nje nga destinacionet kryesore të turistëve në vend. Në ditët e para të janarit, qyteti ka vizitorë të shumtë, shqiptarë të ardhur për të kaluar ndërrimin e viteve në Shqipëri, por edhe të huaj.
“Vij nga Pulja. Më pëlqen shumë Shqipëria, shqiptarët, kultura dhe tradita juaj. Krujën do t’ua sugjeroja të gjithëve ta vizitonin.” – u shpreh turisti italian.
Muzeu Kombëtar i Krujës është gjithnjë ndalesa kryesore. Mbi 190 mijë turistë e vizituan muzeun gjatë vitit që shkoi.
“60 mijë më shumë se në 2023. Muzeu u hap në mesin e muajit korrik dhe vitin tjetër kupthet që do të kemi më shumë.” – u shpreh drejtoi Mehdi Hafuzi.
Janë një sërë faktorësh që tërheqin turiste drejt Krujës, si arkitektura e veçantë, kushina tradicionale, por interesi më i lartë është gjithnjë figura e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti.
“Kemi pazarin, afërsinë me kryeyqtetin, aeroporrtin, me kufijtë maline zi. Krahas vlerës së madhe q ëka qyteti favorizohet edhe nga këto. Por paduiskutim është figura e skënderbeut që tërheq më shumë. Në jemi krenarë për këtë. E kemi parë si pozitive. “
Fluksi më i lartë i vizitorëve në muze nis në muajt e pranverës. Ndërsa pritshmëritë janë që për këtë vit muzeu kombëtar i Krujës të regjistrojë mbi 250 mijë vizitorë. / abcnews.al