Toni Kroos po zhvillon sezonin e gjashtë me Real Madrid, por mesfushori gjerman mund të ishte pjesë e Manchester United. Anglezët e kërkuan në verën e vitit 2014, por një ndryshim ndodhi te “Djajtë e Kuq” dhe më pas erdhi telefonata e Carlo Ancelottit, atë periudhë trajner i “Los Blancos”.
“David Moyes, i cili ishte trajneri i United atë kohë, erdhi për të më takuar dhe e kishte kontratën gati për mua. Klubi e shkarkoi më pas dhe zgjodhi Van Gaal si trajner. Kjo e komplikoi blerjen time, sepse holandezi kishte ndërmend një tjetër projekt.
United u zhduk për disa kohë, nuk pata kontakt me ta dhe fillova të dyshoj për transferimin tim në Angli. Më pas Botërori dhe Carlo Ancelotti më kërkoi. Zgjodha të shkoja te Real Madrid“, deklaron për Marca mesfushori gjerman i “Los Blancos”. /abcnews.al