Kroos i mahnitur nga “galaktikët”: Ekipi është mjaft i mirë, kemi fituar 10 nga 11 ndeshjet e luajtura

schedule15:16 - 13 Tetor, 2023

schedule 15:16 - 13 Tetor, 2023

Vetëm në momentin e fundit para nisjes së sezonit, “fantazisti” gjerman Toni Kroos vendosi të vazhdonte “aventurën” e tij te “galaktikët” e Real Madrid, me këta të fundit që vendosën t’i rinovonin për një tjetër vit kontratën, “veteranit” të mesfushës.

Kroos duket shumë i lumtur për vazhdimin e kontratës së tij me “galaktikët”, teksa gjatë një interviste të dhënë për televizionin e klubit spanjoll, mesfushori i ka bërë një analizë pjesës së parë të sezonit, ku ka pranuar se ndihet mjaft mirë sikurse e gjithë skuadra.

“Ekipi është mjaft i mirë. Ne kemi fituar 10 nga 11 ndeshjet që kemi luajtur, kemi humbur vetëm një. Kjo do të thotë që ne po i bëjmë gjërat siç duhet. Është fillimi i sezonit dhe është normale që gjithmonë ka gjëra për të përmirësuar, por ne jemi liderë në Ligë dhe në grupin tonë në Champions.

Jam i kënaqur me nivelin e ekipit dhe me nivelin tim. Shpresoj që të vazhdojmë kështu. Për ne është e rëndësishme t’i bëjmë gjërat si skuadër, sepse është e vetmja mënyrë për të fituar, përveç kësaj, është mentaliteti i asaj që kemi ditur të bëjmë prej shumë vitesh dhe që është të besosh deri në fund.

Kemi fituar shumë ndeshje ose kemi bërë shumë pikë në dhjetë apo pesë minutat e fundit. Është e rëndësishme të besojmë deri në fund dhe të jemi në gjendje të ndryshojmë ndeshje ose të shënojmë gola. Ne e dimë se më së shumti diçka e ndërlikuar nuk ka ardhur ende.

Unë kam qenë këtu për një kohë të gjatë dhe është e rëndësishme të kujdesem për trupin tim çdo ditë. Pjesa tjetër do të vijë, sepse cilësia me topin nuk humbet kaq shpejt”,- u shpreh “fantazistit” gjerman. /i.m /abcnews.al