Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, rikujton kohën e tij në Bundesligë. Gjermani e pranon se ishte shumë pranë rinovimit me Bayernin dhe shkaku kryesor do të ishte Pep Guardiola. Spanjolli që në atë kohë ishte në krye të rekordmenëve gjermanë, e kërkonte me çdo kusht Tonin në ekip. Dyshja do të ri takohet ditën e nesërme, ku madrilenët do të presin Manchester Cityn në “Bernabeu”
“Më pëlqente të luaja për të. Isha shumë pranë firmës me Bayernin, por më pas mendova se nuk do të ishte zgjedhja e duhur. Të rinovoja kontratën vetëm për shkak të trajnerit, i cili do të largohej para se ajo të përfundonte. Nuk kishte kuptim”, rikujton Kroos.
“Perceptimi im për futbollin ndryshoji nën drejtimin e tij. Roli i mesfushorit i nuk ishte si më parë. Nuk do ta harroj kurrë Guardiolën sepse kam mësuar shumë nga ai. Largimi nga Reali? Jo nuk e mendoj, pasi unë dua që ta mbyll karrierën këtu. Jam ende nën kontratë dhe gjërat po shkojnë mirë, besoj se shumë shpejt do të vijë dhe rinovimi”, deklaron gjermani për “The Athletic”. /abcnews.al