Nga Mentor Kikia
Kronikë nga çmendina jonë e madhe
Vetëm një ditë mjafton për të kuptuar se ky vend është një çmendinë e madhe. E kam fjalën për ngjarjet që ndodhin dhe lajmet që publikohen.
1-Një burrë, është aq i dashuruar me Sali Berishën, sa i deklaron atij publikisht se e do atë më shumë se fëmijët e tij.
2-Edi Rama akuzon SPAK-un se nuk po e lejon të mbarojë më shpejt rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga termeti, sepse heton denoncimet që bëhen kundër qeverisë.
3-Një banor demokrat që mori shtëpinë e re të ndëruar nga Qeveria Socialiste, sipas kryeministrit socialist, ishte i mërzitur se tani që mori shtëpinë, humbi partinë. Por KM zemërmirë i tha se mund të kalosh edhe nga partia jonë.
4-Kryeministri Rama akuzon SPAK-un sërish se pse nuk heton Ilir Metën dhe Sali Berishën si modelet e korrupsionit. Ky nuk nuk është presion, por thjeshtë për kujtesë, se mos e kanë harruar ata.
5-Ilir Meta deklaron se pas 24 korrikut do të shkojë në SPAK me shumë prova, për të denoncuar mullarin e korrupsionit të qeverisë.
6-Një analist, që ka zënë pa garë vendin e Spartak Ngjelës, parashikon se në të ardhmen SPAK-u do të arrestojë ca njerëz, që do të shkojnë në burg me pranga. Mediat online publikojnë me vrap “parashikimin bombë”.(Ne pergjithsi SPAK merret import-export lendesh drusore).
7-PS dhe një prej copave të PD-së u ulën sërish në negociata për presidentin. Ata negociojnë, por nuk kane ende asnjë kandidat për të cilin të mund të negociojnë.
8- Ambasadorja e Suedisë është shumë e kënaqur, pasi ka marrë garancinë nga Shqipëria për ta mbështetur të futet në NATO. Finlanda ende nuk na ka bindur qe e meriton.
9- Vulën ia vë një lajm që thotë: Prokurori i Përgjithshëm, kritika Prokurorisë së Tiranës: Eshtë mbrapa me pastrimin e parave. Durrësi dhe Fieri janë shumë më përpara.
Të dashur bashkëkombas, ruani shëndetin mendor. Eshtë pasuria e vetme që po e humbe nuk e krijon dot më. Dhe në këtë vend, mund ta humbasësh seriozisht./abcnews.al/