Një 23-vjeçar u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë pasi u plagos me armë zjarri në kokë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nezhaj të Zall Dardhës në Dibër si pasojë e një konflikti midis dy familjeve.
Nga të dhënat e policisë, tre vëllezërit Ruzhdi, Artur dhe Kalosh Kaçi kanë shkuar në shtëpinë e Erion Çeres dhe fillimisht i kanë vrarë qenin në oborr. Më pas, qëlluan 23 vjecarin në pjesën e sipërme të kokës.
Policia ka kapur brenda një kohe të shpejtë Ruzhdi Kaçin dhe ka shpallur në kërkim të dy vëllezërit e tjerë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 4 gëzhoja dhe 1 plumb i pa plasur. Disa metra larg vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip automatik, që dyshohet se është përdorur nga autorët./abcnews.al