Krokodili vret futbollistin, e tërheq zvarrë përgjatë lumit, vendasit e mbrojtën pa sukses

schedule15:26 - 3 Gusht, 2023

schedule 15:26 - 3 Gusht, 2023

Mediat botërore raportojnë se futbollisti amator nga Kosta Rika 28-vjeç ka vdekur në sy të miqve dhe të afërmve të tij pak minuta pasi u hodh në lumë ku u kap nga një krokodil dy metra.

Lumi Kanas në të cilin u hodh Jesus Lopez Ortiz është një habitat i njohur krokodili dhe hyrja në ujë nuk rekomandohet.

Ortiz, i cili është baba i dy fëmijëve, ishte një futbollist i njohur në zonë dhe luante për klubin e Rio Canas. Pas aksidentit, teksa prisnin mbërritjen e ekipit të urgjencës, vendasit panë se krokodili po tërhiqte zvarrë trupin e futbollistit të ri nëpër ujë.

Fshatarët thuhet se u përpoqën të godisnin krokodilin me shkopinj për ta detyruar atë të hidhte trupin e Ortiz, por pa rezultat, raportoi SkyNews.

Në një video tronditëse që është shfaqur, shihet një krokodil duke tërhequr zvarrë trupin e pajetë të një futbollisti, pranë një turme njerëzish në një urë.

Pas përpjekjeve të pasuksesshme të vendasve për të liruar trupin e viktimës, policia është dashur të reagojë dhe ka vrarë krokodilin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!