Kroatët duan vetëm fitore, Majer e Kramaric flasin për sfidën me “Kuqezinjtë”

schedule14:58 - 18 Qershor, 2024

schedule 14:58 - 18 Qershor, 2024

As nuk pritej dhe as nuk mendohej diçka e tillë. Katastrofa me Spanjën ka bërë që Kroacia ta ketë për jetë e vdekje duelin e radhës në Europian, atë ndaj Shqipërisë. Nuk dihet realisht nëse “Të Zjarrtët” vërtet kanë rënë kaq poshtë, por dy prej lojtarëve të tyre, Lovro Majer dhe Andrej Kramaric nuk mendojnë kështu. Ata flasin për sfidën me kuqezinjtë, të cilët Majer i vlerëson lart.

“Përsa i përket shqiptarëve, e kemi bërë analizën. I shikuam në ndeshjen ndaj Italisë, dhe sigurisht bëhet fjalë për një ekip mjaft i mirë. Ka mjaft lojtarë të fortë, por unë dua të theksoj forcën që kanë si skuadër. Mendoj se kjo është forca e tyre kryesore. Shqipëria është shumë e motivuar dhe duan suksesin. Kjo është thelbësore në futboll, dhe sigurisht që nuk do të jetë e lehtë të luajmë ndaj tyre. Gjithsesi, besojmë se do të japim gjithçka dhe nëse luajmë siç duhet ndaj tyre dhe Italisë mund t’i fitojmë të dyja ndeshjet”.

Andrej Kramaric pyetet sesa pikë do t’i duhen Kroacisë për kualifikimin, por ai e pret shkurt se nuk sheh përtej të mërkurës.

“Nuk kemi menduar sesa pikë do të na duhen për kualifikim. As nuk kemi pasur kohë për të menduar për këtë. Ndeshja më e rëndësishme është ajo e radhës dhe për ne, më e rëndësishmja është ajo ndaj Shqipërisë. Kërkojmë fitoren, duke e thënë qartë dhe shkurt. Nuk mund të llogarisim asgjë tjetër. Nga ne priten tri pikë nga kjo ndeshje, kjo është kryesore. Më pas do të mendojmë për Italinë, por për momentin përqëndrim maksimal te Shqipëria”.

Kroacia ka një problem në ekip, pasi sulmuesi i Dinamo Zagreb, Bruno Petkovic, shkeli rregullat dhe gjuajti penalltinë ndaj Spanjës, diçka për të cilën e qortoi trajneri Zlatko Dalic, ndërsa, mesfushorët Modriç e Kovaçiç u zëvendësuan në këtë ndeshje për të qenë sa më të freskët për Shqipërinë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!