Kroacia pranohet në zonën Schengen

schedule15:45 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 15:45 - 8 Dhjetor, 2022

Ministrat e Punëve të Brendshme të BE-së miratuan sot anëtarësimin e Kroacisë në zonën Shengen, nga 1 janari 2023.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenca çeke e Këshillit të BE-së, në një postim në Twitter, ku presidenca shprehu kënaqësinë për faktin se zona Shengen po zgjerohet për herë të parë në më shumë se një dekadë.

Megjithatë, në Këshillin e Punëve të Brendshme të BE-së nuk pati unanimitet për anëtarësimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, pavarësisht vlerësimit pozitiv të Komisionit se dy vendet plotësojnë kushtet për anëtarësim në Shengen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!