“Krizë në Kosovë”, ish ambasadori Lauka: Ngërç institucional i krijuar në mënyrë artificiale nga kasta e vjetër politike

schedule09:46 - 31 Mars, 2020

schedule 09:46 - 31 Mars, 2020

Ish ambasadori Slam Lauka  në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit ka komentuar krizën politike që ka përfshirë Kosovën kohët e fundit.

Lauka në një bisedë me Enkel Demin është shprehur se fatkeqësisht këtë situatë, në të cilën ndodhet Kosova e konsideron si një luftë për përfitime politike të vetë kastës së vjetër politike.

Ndër të tjera ish ambasadori në fjalën e tij ka akuzuar presidentin Thaçi se po vepron në kundërshtim me politikën, sipas tij në këtë situatë kreu i shtetit duket të kërkonte nga Albin Kurti mandadimin e një kryeministri të ri.

Pjesë nga biseda:

Kriza politike e krijuar në kosovë në këtë kohë pandemie

Kemi të bëjmë me një ngërç i institucional i krijuar në mënyrë artificiale nga kasta e vjetër kushtetore për interesat e veta dhe kundër interesave jetike të popullit dhe shtetit të Kosovës. Ky ngërç e ka bllokuar jetën politike në një kohë që kërkohet angazhimi i përbashkët për luftën ndaj armikut që po lufton e gjithë bota. Në këtë rast dalin disa çështje se si do të veprohet, si do ecet përpara, disa janë për zgjedhje të reja disa nuk janë pasi mendojnë se është pandemia dhe duhet kjo luftë, disa janë për një qeveri të re për të ruajtur integriteti. Këtu ndërthuren shumë çështje morale, pasi sipas kushtetutës së Kosovës dhe një akti të gjykatës Kushtetuese, nëse kemi një mocion mosbesimi të suksesshëm atëherë presidenti ka për detyre jo të bëjë sipas qejfit ti drejtohet edhe njëherë fituesit të zgjedhjeve në këtë rast Albin Kurtit. Ti dërgojë një letër me shkrim dhe ti kërkojë kandidaturën e re për kryeministrit.

Mos gaboj presidenti e ka bërë një ftesë të tillë por nuk dihet nëse Kurti do të shkojë

Ky veprim i presidentit është në shkelje të kushtetutës sepse ai është i detyruar jo të thërrasë në konsultë partitë politike, por të kërkojë me shkrim emrin e mandatarit të ri të qeverisë. Konsulta me partitë politike është kundër kushtetutës. Në 2017 ka qenë një praktikë kushtetuese me të njëjtën situatë mosbesimi që ai kërkoi zgjedhje, tashmë thotë jo.Nuk po flasim për aspekt moral pasi Mustafa i ka fituar zgjedhjet me Vjosa Osmanin dhe tashmë e sposton atë.

Kur flasim për Kushtetutën kudo që është shqiptaria ka disa shkelje rresht, dhe ai që ka ka bërë shkelje është kryetari i shtetit. Ne ende nuk e dimë se çfarë është diskutuar nga kryetari i shtetit dhe Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë. Mund të bëjmë pandema për shkëmbim territoresh që na e hodhi poshtë Grenell. Këtu nisi e gjithë kriza.

Është e vërtetë një gjë e tillë pasi ka pas presion Elion Engel kryetari i Komitetit Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Lartë të Përfaqësuesve e ka quajtur qëndrim prej mujshari nga ana e Grenell dhe Cosnet pasi në kulmin e pandemisë ata kërkuan mbledhjen e parlamentit dhe votimin e mosbesimit. Tani ka një çështje lufta ndaj koronavirusit, një sinjal nga Uashingtoni për shqipërinë dhe Kosovën merret si ligj, nuk është antiamerikanizmi i albin kurtit ky shkak dhe as urgjenca për zgjidhjen e konfliktit Kosovë dhe Serbi e gjithë kjo mesele është për mbrojtjen e interesave të kastës së vjetër poshtetore, e cila nga veprimet e Albin Kurtit dhe qeverisë së tij e mbëhstetur nga Osmani u gjent e kërcënuar nga zhvatjet e ndodhura në 20 vjet në Kosovë.

Problemi tashmë është te lobi shqiptar që është një hap pas lobit serb. Por nëse ne ndjekim politikën e ndjekur nga autoritet amerikae ajo është shumë ndryshe nga ajo Clinton dhe Bush dhe ky është problem. Mendoj se afeksioni politik ndaj ish maksis leninisteve që mund të jenë dhe në partinë e Kurtit, por që të etiketohesh me faktin se je antiamerikan është i rëndë.

Antiamerikanizmi në Kosovë dhe kam përshtypjen se është instrumental pasi këta pushtetmykurit siç i quaj unë në Kosovë dhe në Shqipëri, proamerikanizmin e kanë si instrument për të arritur qëllimet e tyre politike, në këtë rast e kanë për të legjitimuar pazaret me Serbinë, për ti ikur përgjegjësisë. Grenell për fat të keq me dashje ose jo po mbarështon një servilizëm të pakufi në Kosovë. Jo se nuk ka pasur pasi ka pas dhe për këtë është i shquar Hashim Thaçi. Ëhstë politike e njohur kjo nga fuqitë e mëdha që njerëzit me kredibilitet që ti përdorin për interesat e tyre. Duke shkarkuar Albin Kurtin në kohën e pandemisë, Grenell thotë që bëni si them unë, sepse ju bëj gjëmën./abcnews.al