Në Liban janë rikthyer sërish protestat. Vendi është përfshirë nga trazira për shkak të krizës ekonomike.
Paundi libanez ka rënë në nivele të ulëta, duke humbur 70% të vlerës së tij që nga tetori kur filluan protestat.
Kriza financiare është përkeqësuar gjatë pandemisë së koronavirusit.
Protestuesit në kryeqytet, Bejrut dhe në qytetin verior të Tripolit, hodhën gurë dhe kapsolla ndaj policisë, ndërsa këtë të fundit përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Rënia e paundit u ndal të premten pasi qeveria njoftoi se banka qendrore do të fillojë të injektojë më shumë dollarë amerikanë në treg në një përpjekje për të ndaluar rënien e paundit. /abcnews.al