Pandemia COVID-19 ka shkaktuar një krizë të madhe ekonomike në botën e futbollit. Shumë klube kanë ulur pagat e lojtarëve dhe stafeve teknike, teksa nuk kanë munguar pushimet nga puna të punëtorëve të ndryshëm.
Flamengo ka marrë disa masa të dhimbshme në këtë aspekt. Klubi nga Rio De Janeiro, që sezonin e kaluar fitoi titullin kampion dhe Kupën Libertadores, ka nxjerrë në rrugë 62 punëtore, që janë rreth 10% e numrit total të atyre që punojnë për Flamengon.
Ky vendim ka sjellë kursimin e 500 mijë eurove për klubin më të dashur nga tifozët brazilianë. Drejtuesit nuk do të mjaftohen me kaq dhe do të nisin reduktimin e rrogave të futbollistëve. Gjithçka për ta kaluar sa më lehtë krizën e shkaktuar. /abcnews.al