Krizë e re në Ballkan? Asani: Rusia kërkon destabilizim, problemi mes Maqedonisë dhe Bullgarisë i sajuar

schedule16:58 - 28 Janar, 2023

schedule 16:58 - 28 Janar, 2023

Në emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku në ABC News ishte i ftuar në një lidhje live, Skënder Asani, drejtor i ITSHKSH në Maqedoninë e Veriut.

Biseda nisi me situatën e aktuale në Ballkan, ku padyshim ngjarja kryesore është krisja e  marrëdhënies mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, pasi kjo e fundit tërhoqi ambasadorin e saj nga Shkupi.

I pyetur nëse është i justifikuar ky veprim i Sofies, Asani u përgjigj duke thënë se ky problem ka një retrospektivë historike.

Sipas tij ky problem ka vetëm një synim, të pengohet integrimi i Maqedonisë në Bashkimin e Europian.

Asani shprehet se politikat ruse në Maqedoni dhe Bullgari janë të sinkronizuara për të ndaluar një proces jetik, jo vetëm për integrimin e Maqedonisë, por edhe parandalimin e fundit të Rusisë për të destabilizuar Ballkanin

“Kjo problematikë ka një retrospektivë historike dhe kur po përmbyllen të gjitha proceset në Ballkan dhe konflikti me i Rusisë me Ukrainën, e sidomos ndikimi rus në Ballkan edhe në lidhje me Maqedoninë dhe Bullgarinë.

Problemi i fundit ka një synim, të pengohet Maqedonia të integrohet në BE. Palitika ruse në Maqedoni dhe Bullgari janë të sinkronizuara, për të ndaluar  një proces jetik, jo vetëm për integrimin e Maqedonisë, por edhe parandalim i fundin i Rusisë për të destabilizuar Ballkanin”, tha fillimisht Asani.

Më pas Asani komentoi edhe konfliktin historik mes dy vendeve, ku theksoi se problemi i tanishëm është i sajuar.

“Problemi i tanishëm mes dy vendeve është i sajuar. Rusia do që nëpërmjet Maqedonisë të përfitojë edhe te eliminojë një një përkrahje në Kosovë. Ajo që ndodh në Maqedoni reflektohet në të gjithë Ballkanin.

Janë bërë disa gabime. Formimi i një komisioni në Maqedoni për t’u marrë vetëm me këto problematika, mua më duket se shkaku i kësaj gjendjeje.

Unë dua një komision gjermano -francez, që për mua do të sillte rezultat. Jam i bindur që nuk ka probleme mes dy vendeve, por është një tentativë ruse që të mos votohen ndryshimet kushtetuese dhe kështu Maqedonia të mos integrohet.

Më pas u diskutua edhe një marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimi që do të kishte ajo në Ballkan.

Sipas tij në këto kohë çështjet në Ballkan janë duke u zgjidhur, por sërish sipas tij Rusia nuk do të heqë dorë nga vatra e fundit që është Maqedonia për të sjellë destabilitet.

Nëse një marrëveshje do të ndodhte, Asani shprehet se padyshim që qetësimi i Kosovës do të qetësonte të  gjithë Ballkanin.

“Jemi në një moment kur çështjet po zgjidhen në Ballkan. Por Rusia do të tentojë vatrën e fundit që ka në Ballkan. Po mundohen të krijojnë destabilizim, siç bënë në veri të Kosovës.

Serbia për të ik presionit të Europës dhe Amerikës, e kalon konfliktin në Maqedoni dhe intervinon grupe që të nxjerrë popullin shqiptar si destabilizues.

Shqiptarët duhet të jenë vigjilent dhe të mos luftojnë për pushtet, por për shtet dhe komb.

 Një qetësim i Kosovës, do të qetësonte të gjithë Ballkanin”, tha Asani.r.t/abcnews.al