Krizë dhe objektiv i dështuar, te “Zonja” projektohet shitja e Ronaldos

schedule12:17 - 9 Nëntor, 2020

schedule 12:17 - 9 Nëntor, 2020

Cristiano Ronaldo erdhi në verën e 2018-ës për ta bërë Juventusin “mbret” të Europës, por deri tani ky mision ka dështuar.  Bardhezinjtë janë ende një skuadër normale, pa arritur nivelin e Bayern, Barcelona apo Real Madrid.

 

Kriza ka goditur rëndë çdo klub dhe në Torino po mendojnë një ide, që deri më tani nuk kishte dalë në skenë. Kontrata e Ronaldos përfundon në verën e vitit 2022 dhe nga Italia zbulohet se me shumë mundësi atij nuk do i ofrohet rinovimi.

Paga e tij e lartë (30 milionë euro neto) dhe 100 milionët e shpenzuara në vitin 2018 do të ishin ndihmë e madhe nëse rikuperoheshin sadopak. Kështu, drejtuesit bardhezi kanë nisur të mendojnë nxjerrjen e portugezit në merkato.

 

Është 35 vjeç, por kandidatët që e duan janë të shumtë. PSG dhe Manchester United janë kandidatët kryesorë për blerjen e Ronaldos në rast se Juventus e nxjerr në shitje këtë verë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!