Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson gjatë një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës shprehu shqetësimin për rritjen e çmimeve të ushqimeve për shkak të luftës në Ukrainë, shkruan The Guardian.
Të dy udhëheqësit diskutuan “një sërë çështjesh, duke përfshirë mbështetjen ushtarake dhe sigurinë globale të ushqimit”, tha Downing Street.
“Kryeministri shprehu shqetësimet për pasojat në rritje globale nga pushtimi i paligjshëm i Rusisë dhe bllokada e pamatur e porteve të Detit të Zi, duke përfshirë rritjen e çmimeve të ushqimeve në vendet në zhvillim.
Johnson theksoi “admirimin për mbrojtësit e guximshëm të Mariupolit” dhe i kërkoi Rusisë që të trajtojë çdo të burgosur lufte me dinjitet dhe respekt”, tha një zëdhënës i Downing Street.
/abcnews.al