Bashkimi Evropian dhe pse pasi duket se situata mes Ukrainës dhe Rusisë ka përparuar deri më tani nuk ka dhënë asnjë urdhër për tërheqjen e përfaqësisë së saj nga Kievi.
Kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell në një deklaratë për mediat të bërë së fundmi ka theksuar se vendet e Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të operojnë në mbështetje të qytetarëve dhe në bashkëpunim me autoritetet ukrainase
Borrell këtë deklaratë e ka bërë pas shqetësimit të shumë vendeve perëndimore dhe vendimit të tyre për të tërhequr personelin e tyre nga ambasadat në Ukrainë.
“Prania e punonjësve dhe alarmet e udhëtimit për evropianët përshtaten me rrethanat e sigurisë,” ka thënë Borrel./abcnews.al