Prej 4 ndeshjesh tashmë, Jadon Sancho ka mbetur jashtë listës së “të përzgjedhurve” të teknikut Erik ten Hag dhe duket se kjo situatë do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë, ende të papërcaktuar nga klubi.
Mirëpo, duke parë dhe krizën e rezultateve, tashmë shokët e skuadrës së anglezit te Manchester United janë përpjekur të zgjidhin këtë situatë të tensionuar të krijuar mes “fantazistit” dhe teknikut Ten Hag.
Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, disa nga shokët e skuadrës së Sancho e ndërgjegjësuan 23-vjeçarin për t’i kërkuar falje trajnerit të tij, për t’i dhënë kështu fund polemikave brenda skuadrës. /i.m /abcnews.al