Uniformat blu kanë shtuar kontrollet për konstatimin e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike. Policia njofton se janë evidentuar 16 vjedhje. Kështu në pranga janë vënë 2 persona, ndërsa 11 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Në pranga janë vënë Z. I. dhe T. B., banues në Elbasan. Ndërkohë në gjendje të lirë po hetohen M. Th., K. Th., L. L., G. L., B. B., B. A., D. N. dhe G. Gj., banues në Shkodër, O. K. banues në Tiranë, A. L. banues në Vlorë. Policia ka shpallur në kërkim 3 persona.
Njoftimi i policisë
Vijon puna nga strukturat e Policisë së Shtetit, për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike. Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
Kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 11 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, konkretisht: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan janë arrestuar në flagrancë shtetasit Z. I. dhe T. B., banues në Elbasan.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë proceduar penalisht 8 shtetas: M. Th., K. Th., L. L., G. L., B. B., B. A., D. N. dhe G. Gj., banues në Shkodër. DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është proceduar penalisht shtetasi O. K.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u shpall në kërkim shtetasi B. Sh., ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u shpall në kërkim shtetasi R. B.
DVP Vlorë/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. L. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasin N. S.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë është proceduar penalisht shtetasi Gj. N., banues në Tropojë. Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.
/Abcnews.al