Udhëheqja e Partisë Social Demokratike gjermane deklaroi mëngjesin e së premtes se ishte e hapur për diskutim për krijimin e qeverisë së re, duke hequr dorë nga kundërshtimi për një aleancë me Angela Merkel.
“PSD është e bindur se duhet të vijojë diskutimet per krijimin e qeverisë së “, tha sekretari i përgjithshëm i i Partisë Social-demokrate Hubertus Heil, pas takimit 8 orësh me udhëheqësit e saj përfshirë dhe kreun e kësaj force Martin Schulz.
Deri më tani ky i fundit kishte hedhur poshtë kategorikisht çdo ide për të zgjatur koalicionin aktual mes partisë së tij dhe konservatorëvee të Angela Merkel pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, ku PSD-ja e shënoi një humbje të thellë. Maqrtin shulc kishte mbështetur deri tani opsionin e zgjedhjeve të reja.
Por presioni po rritet në lëvizjen e tij për një ndryshim të kursit, veçanërisht pasi Presidenti gjerman Frank-Valter Steinmeier, edhe ai vetë një Social Demokrat, deklaroi se dëshironte që të shmangeshin zgjedhjet e reja dhe iu bëri thirrje të gjitha palëve që të gjenin zgjidhje të krizës.
Sekretari i Përgjithshëm Heil tha se po pret propozimet nga Presidenti Steinmeier, i cili do të takohet përsëri javën e ardhshme me presidentët e grupeve parlamentare nga të gjitha partitë. “PSD nuk mund të sillet si një fëmijë që sulmon nga qoshja”, tha një tjetër përfaqësues i rëndësishëm i PSD-së, ministri aktual i drejtësisë Heiko Maas.
Zëra të tjerë brenda Partisë Social-Demokrate gjermane kanë folur në mbështetje të formimit të një qeverie të pakicës të udhëhequr nga Konservatorët, një opsion që Merkeli deri më tani e ka përjashtuar.
Të hënën e kaluar, vetëm disa orë pas dështimit të negociatave qeveritare për krijimin e një koalicioni mes konservatorët, liberalëve dhe ambientalistëve, udhëheqja social demokratik përsëriti refuzimin e saj për të marrë pjesë në një koalicion të madh të ri me konservatorët./abcnews.al