Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Moskë ka dekolaruar se një ndër prioritet e Shqipërisë në kryesinë e misionit të OSBE-së, është të përpiqet për paqe në zonat e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm rus, shefi i qeverisë shqiptare ka deklaruar se Shqipëria radhitet përkrah aleatëve të saj të mëdhenj, NATO-s, SHBA-ve dhe BE-së për sanksionet.
“Si kryetar i radhës i OSBE unë jam i vetëdijshëm për nevojën për të qenë një ndërmjetës i ndershëm, siç ministri Lavrov theksoi, siç edhe ne në Shqipëri e dinim qysh prej ditës së parë, jam këtu plotësisht në frymën e dialogut dhe të bashkëpunimit të mundshëm dhe në këtë formë ne trajtuam së bashku me ministrin një sërë çështjesh kryesore në axhendën e OSBE që ndikojnë në sigurinë e Rajonit tonë. Është me e lehtë ta thuash se ta bësh kur i kalon çështjes, është e lehtë të thuash që na duhet një bashkëpunim mes palëve e qeverive, por nuk është kaq e lehtë ta shohësh të realizohet në mënyrë të qëndrueshme. Na duhet përpjekje e besueshme për të përmbushur detyrat. Ndërkohë që formulat marrëveshjet janë të pranishme për tu zbatuar njerëzve u duhet të jetojnë, të kalojnë natë pas nate dhe ajo çfarë kam parë me sytë e mi në zonën e konfliktit, ishte asgjë më pak sesa ndjesia sikur ishe në setin e një filmi të madh hollivudian për apokalipsin. Zgjidhja e kësaj krize është përparësi kryesore e kryesisë sonë.
Ne do të mbështesim të gjitha përpjekjet për të ecur drejt zgjidhjes paqësore. Jo gjithçka është e zymtë, ka disa gjëra të mira, mund të duken të vogla por janë të mëdha për jetët e kaq shumë njerëzve, të mijëra civilëve që u duhet të përballen me jetesën në të cilën shkojnë nga njëra anë në tjetrën. Mbështesin plotësisht marrëveshjet e Minskut dhe besojmë se zbatimi i tyre, pa por, është thelbësor për të ecur përpara. Një armëpushim i plotë dhe i qëndrueshëm është thelbësor. Misioni i OSBE duhet të ketë akses të papenguar për të plotësuar misionin e vet. Rusia është pjesëmarrës kyç në zonat e konflikt. Unë besoj që Rusia mund të përdorë ndikimin e saj për të na çuar më pranë paqes, shpresoj fort që do ta bëjë këtë. Ne jemi anëtarë krenar të NATO-s, aleat krenar i SHBA dhe BE, qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për sanksionet,”tha Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2256707697967296/
Gjithashtu në fjalën e tij kryeministri Rama ka theksuar faktin se qeveria shqiptare nuk përfshihet në çështjen Kosovë Serbi, por ajo që dëshirojnë më shumë është që Serbia të njohë sa më shpejt Kosovën.
“Si kryesi e ne do të përpiqemi deri në fund të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës, se në këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim. Pozita e qeverisë është e qartë, sa më shpejt Serbia të njohë Kosovë, aq më mirë do të jetë për të gjithë ne, dhe për vetë Serbinë“, është shprehur kryeministri Rama.