Kriza në Lindjen e Mesme, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mblidhet të martën

schedule09:12 - 23 Janar, 2024

schedule 09:12 - 23 Janar, 2024

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të martën për të diskutuar dhunën e paprecedentë të përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme dhe për të bërë thirrje që Izraeli të heqë kufizimet e tij për ndihmën në Gaza, si dhe të pranojë se një shtet i ardhshëm palestinez është i nevojshëm për sigurinë e tij.

Por SHBA-ja do t’i rezistojë thirrjeve të reja nga Liga Arabe për këshillin e sigurisë për t’i kërkuar Izraelit të pranojë një armëpushim të menjëhershëm që do ta linte Hamasin në pushtet në Gaza.

Pjesë e mbledhjes do të jetë dhe Kina, e cila do të bëjë thirrje për njohjen e Palestinës si një hap drejt zgjidhjes së dy shteteve.

Përpara takimit, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u takua me homologun e tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian, në Nju Jork për t’i kërkuar Izraelit të binte dakord për një armëpushim dhe të paralajmëronte SHBA-në që të mos përhapin konfliktin.

Takimi vjen në sfondin e një sulmi të dytë të koordinuar SHBA-Mbretëria e Bashkuar ndaj bastioneve Houthi në Jemen, si dhe lajmet për intensifikimin e luftimeve në Gazën jugore.

“Në të njëjtën kohë që Amerika dhe Anglia nisën sulmet e saj kundër Jemenit, pamjet satelitore tregojnë se 230 anije tregtare dhe nafte po lëviznin në Detin e Kuq dhe kjo tregon se ata e kanë kuptuar mesazhin e Jeminit se po ndalojnë vetëm anijet që shkojnë në portet e regjimit sionist” tha diplomati iranian.

Ai shtoi se i kishte thënë sekretarit të jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, javën e kaluar në Davos: “Veprimi juaj në përshkallëzimin e tensionit në Detin e Kuq dhe kundër Jemenit është një gabim strategjik”.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe ministri i jashtëm francez Stephane Sejourne janë ndër ministrat e jashtëm që kanë udhëtuar në Nju Jork për debatin e hapur që ka të ngjarë të dëgjojë kritika të shumta se Izraeli nuk ka vepruar sipas një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratuar para Krishtlindjeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!