Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kriza në klinikat dentare në Britani, qytetarët detyrohen të heqin dhëmbët vetë

schedule15:37 - 14 Korrik, 2023

schedule 15:37 - 14 Korrik, 2023

Sipas një raporti të fundit në Britani, shumë njerëz janë detyruar të heqin dhëmbët e tyre në shtëpi sepse nuk mund të kenë akses tek dentisti ose sepse kostoja është shumë e lartë.

Sipas një raporti që përfshiu e 2,104 persona, 10% tentuan stomatologjinë ‘DIY (Bëje vetë)’ dhe 20% prej tyre nuk ​​mund të gjetën një dentist në Sistemin Shëndetësor të Mbretërisë së Bashkuar.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se 22% nuk ​​ishin të regjistruar tek dentisti, me 23% që pretendonin se kjo ishte për shkak se ata nuk mund të përballonin trajtimin.



Pas viteve të financimit të reduktuar, pandemia, Brexit dhe tani inflacioni e kanë shtyrë NHS-në britanike në kufijtë e qëndrueshmërisë së saj.

Sipas shifrave më të fundit të disponueshme, koha mesatare e pritjes për një ambulancë ka shënuar një rekord në Angli, duke kaluar 90 minuta për pacientët e “Kategorisë 2”, ku përfshihen arresti kardiak dhe goditjet në tru.

Më shumë se 54,000 njerëz pritën 12 orë ose më shumë në janar për kujdes mjekësor në departamentet e urgjencës spitalore.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!