Lideri autoritar i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka hedhur idenë e një referendumi kushtetues në një përpjekje të dukshme për të qetësuar protestuesit.
Lëvizja vjen pasi dhjetëra mijëra demonstrues dolën në rrugët e kryeqytetit Minsk gjatë fundjavës duke kërkuar që ai të jepte dorëheqjen.
66-vjeçari pretendoi fitoren në zgjedhjet presidenciale më 9 gusht, fitore për të cilën kritikët thonë se është e manipuluar në favor të tij.
Të hënën, agjencia shtetërore e lajmeve BelTA citoi Lukashenkon që të thoshte se specialistë, përfshirë gjykatës të gjykatës së lartë, po punonin për një rishikim të ligjit.
“Unë do të doja që këto ndryshime të çonin shoqërinë tonë përpara,” tha Lukashenko. “Ne do të insistojmë në këto ndryshime dhe do t’i propozojmë ndryshime të tilla njerëzve tanë.”
Por detajet e reformave mbeten të paqarta.
Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994 dhe është i vetmi president i vendit, pranoi “sistemin disi autoritar” të vendit.
Ndërsa takimi vazhdoi të hënën, Lukashenko tha se ekspertët po diskutonin ndryshimet, duke përfshirë gjykata më të pavarura. Por, shtoi ai, kjo nuk ishte e nevojshme sepse “gjykata më e pavarur është në Bjellorusi”.
Ai këmbënguli “ata që bërtasin për ndryshime” janë në një pakicë.
Si SHBA. ashtu edhe BE kanë kritikuar zgjedhjet e 9 Gushtit, që zgjatën sundimin e Lukashenkos, si as të lira dhe as të drejta dhe nxitën autoritetet Bjelloruse të flasin me opozitën, thirrjet që Lukashenko i refuzoi. /abcnews.al/