Kriza humanitare, OKB thirrje për 46 miliardë dollarë ndihma

schedule10:08 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 10:08 - 11 Dhjetor, 2023

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për financime në shumën 46 miliardë dollarë për vitin 2024, për të ndihmuar miliona  të prekur nga krizat humanitare qark globit, përfshirë këtu luftën në Izrael dhe Gaza, Sudanin dhe Ukrainën.

Gjatë një konferencë, shefi i OKB-së, Martin Griffiths tha se rreth 300 milionë vetë kanë nevojë për asistencë humanitare për vitin e ardhshëm dhe kjo për shkak të konflikteve të armatosura, emergjencat klimatike dhe faktorët ekonomikë.

Kjo paketë përfshin edhe 74.1 milionë njerëz në Lindje dhe jug të Afrikës. Grifiths tha se organizatat e tjera humanitare, përfshirë Kryqin e Kuq e kanë bërë tashmë thirrjen e tyre për ndihmë.

Sistemi humanitar po përballet me disa sfida njëherësh këtë vit, me vetëm 1/3 e fondit vjetor 57 miliardë dollarë të siguruar për këtë vit, duke qenë zyrtarisht edhe sipas vetë OKB-ja, viti më i keq në histori.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!