Gjermania duket se ka marrë në dorë situatën e tensionuar mes Turqisë dhe Greqisë në Egjeun Lindor me qëllim uljen e palëve në tavolinën e negociatave, shkruan abcnews.al.
Mediat greke dhe ato turke raportojnë se ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të kryejë një vizitë në Athinë dhe Ankara gjatë ditës së martë duke patur në fokus problemet në Egjeun Lindor.
Krahas kësaj, Mass do të informohet në lidhje me krizën në Libi si edhe raportet e BE-së me Rusinë. /abcnews.al