Ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield paralajmroi se bota ndodhet në nivelin 10 të alarmit për krizën ushqimore, si pasojë e bllokimit të porteve të
Ukrainës nga Rusia dhe impaktit që ka Ukraina me furnizimet globale të ushqimit.
“Mund t’ju them një shkallë nga një deri në 10, jemi në nivelin 10 të alarmit. Kjo krizë ka përkeqësuar atë që tashmë është një çështje serioze e pasigurisë ushqimore,” tha ambasadorja e SHBA në OKB, shkruan BBC.
“Lufta e Ukrainës dhe agresioni i Rusisë në Ukrainë, bllokimi i porteve, bllokimi i grurit të Ukrainës për të dalë në treg, e ka përkeqësuar situatën dhe e ka bërë atë edhe më të tmerrshme dhe ndikimi po ndihet në të gjithë botën”, tha Linda Thomas-Greenfield
Në lidhje me çështjen e bllokadës dhe faktin që minat ukrainase janë gjithashtu të pranishme në ujërat përgjatë bregut të Detit të Zi së bashku me anijet ruse, ambasadorja e SHBA në Ukrainë tha se beson se çështja e minave po diskutohej gjithashtu nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres si pjesë e përpjekjeve për të bindur të dyja palët që të lejojnë furnizimet brenda dhe jashtë./abcnews.al/