Kriza energjitike, BE: Pas pushtimit rus të Ukrainës kemi ulur konsumin e gazit me 9%

schedule12:01 - 3 Tetor, 2022

schedule 12:01 - 3 Tetor, 2022

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Bashkimi Evropian uli ndjeshëm konsumin e gazit natyror rus, pasi kuptoi se Rusia nuk është një furnizues i besueshëm.

Kështu ka deklaruar diplomati estonez dhe njëkohësisht kreu i delegacionit të BE-së Ukrainë, Mati Maasikas.

“Kur filloi pushtimi, 40% e gazit në BE vinte nga Rusia. Tani është në 9%, pa asnjë sanksion zyrtar për këtë. BE-ja e kuptoi dhe më në fund ra dakord se Rusia nuk është një furnizues i besueshëm”, tha diplomati estonez. Ai gjithashtu shtoi se aktualisht BE dhe shtetet e saj anëtare po bëjnë përpjekje të përbashkëta për të çliruar plotësisht veten nga importet ruse.

Siç është bërë e ditur, më 27 shtator pati raportime për tre rrjedhje në tubacionet e gazit natyror Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2.

Incidentet kanë ndodhur në afërsi të bregut të Danimarkës dhe kanë përkuar me prezantimin e projektit evropian “Rrjedha Baltike”, e cila lejon furnizimin deri në 10 miliardë metra kub gaz natyror në vit nga Norvegjia në Poloni përmes territorit danez.

Aleatët e NATO-s thanë se incidentet në tubacionet e gazit Nord Stream mund të jenë rezultat i “akteve të sabotimit të rrezikshëm” ./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!