Kriza energjetike, Von der Leyen: Të gjithë do e ndiejnë! Së shpejti publikojmë planin afatgjatë

schedule15:27 - 6 Tetor, 2021

schedule 15:27 - 6 Tetor, 2021

Paralajmërimi për krizën e energjisë elektrike ka vënë në lëvizje edhe KE.  Gjatë Samitit të Brdos në Slloveni, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se po punohet për të bërë përgatitje serioze për përballimin e krizës. KE do të dalë shumë shpejt edhe me një plan afatgjatë., nënvizoi presidentja e KE.

Sa i përket rritjes së çmimeve të energjisë, do të bëhen përgatitje serioze, në mënyrë që të japim disa orientime. Dhe do të kemi edhe mbështetjen e Komisionit Evropian lidhur me këtë. KE do të publikojë një deklaratë lidhur me këtë çështje, në mënyrë që të kemi të gjithë një informacion të përbashkët. Të punojmë për këtë, që të japim orientimin tonë në një tjetër nivel. Do ishte mirë të gjenim një qasje të përbashkët lidhur me këtë. Do të kemi një deklaratë në ditët në vijim lidhur me këtë çështje, do të shohim edhe veprimin tonë në plan afatgjatë“, tha ajo.

Presidentja e KE shtoi se kriza do të prekë shumë vende në botë dhe  të gjitha duhet të përgatiten për këtë.

“Të gjithë do ta ndjejnë pasojën e krizës energjetike. Ky është një debat i gjerë që ne do e ndjekim dhe do të diskutojmë në lidhje me këtë deri në samitet e ardhshme. Në 2008-2009 nisën të ndiheshin një krizë e tillë, çka ndikon dhe në sektorët e tjerë të ekonomisë. Kjo solli recesion në shumë vende dhe kjo është një shenjë paralajmërimi. Po përgatiten masa në lidhje me këtë dhe do të miratohen në një kohë tjetër. Është e rëndësishme të kujtojmë që rritja e çmimeve të energjisë është fenomen global. Për shkak të pandemisë edhe vitin e kaluar kanë qenë më të ulëta në krahasim me vitet e tjera. Patjetër që tashmë janë dhe efektet e saj ”, shtoi Von der Leyen.

Gjatë konferencës për shtyp pas samitit, Von der Lyen e kishte fokusin te integrimi i gjashtë vendeve të rajonit. Ajo tha se BE ka treguar mungesa në procesin e integrimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjë që e kishte vënë re gjatë udhëtimit të saj disa ditë më parë në 6 vendet e rajonit./be.k/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!