Kriza energjetike, Maqedonia e Veriut në gjendje të jashtëzakonshme

schedule10:21 - 26 Gusht, 2022

schedule 10:21 - 26 Gusht, 2022

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli të enjten gjendje krize në sektorin e energjetikës. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 shator dhe do të zgjasë për 30 ditë.

Qëllimi i këtij vendimi është që përmes mjeteve nga buxheti t’u ndihmohet kompanive energjetike për prodhimin e energjinë elektrike.

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka propozuar që gjendja e krizës të vazhdohet deri në muajin mars të vitit 2023, por ka thënë se janë deputetët ata që mund ta bëjnë këtë.

“Kuvendi dhe deputetët kanë të drejtë të vazhdojnë gjendjen e krizës në sektorin e energjetikës. Propozoj që gjendja e krizës të vazhdojë aq sa është dhe sezoni i ngrohjes”, ka thënë ai pas mbledhjes së qeverisë.

Në bazë të ligjeve në Maqedonisë së Veriut, qeveria mund të marr vendim për gjendje krize vetëm për 30 ditë.

Gjithashtu, nga një shatori hyjnë në fuqi dhe masat e qeverisë për kursimin e energjisë elektrike. Masat e qeverisë i obligojnë institucionet e shtetit të ulin faturat e energjisë elektrike deri në 15 për qind.

Me këto masa qytetarëve dhe kompanitë private vetëm u rekomandohet që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që është e mundur.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!