Kriza ekonomike: Leksion për futbollin, si bota e tenisit ishte parapërgatitur

schedule11:40 - 9 Prill, 2020

schedule 11:40 - 9 Prill, 2020

Coronavirusi po vazhdon të përhapet në mbarë globin dhe asnjë aktivitet sportiv nuk pritet të fillojë të paktën deri në javën e parë të majit. Një vendim të vështirë morën dhe organizatorët e Wimbledon, duke e anuluar turneun një javë më parë. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sigurisht që ky anulim do të ketë dhe pasoja, ku humbjet me të mëdha do të jenë ato financiare. Parashikohet një dëm prej plot 250 milionë euro. Megjithatë organizatorët i kishin marë masat që 18 vite më parë.

Bëhet fjalë kur për vitin 2002 kur Sars 2 po përhapej ashtu si Covid-19. Organizatorët vendosën t’i paguanin sigurime në rast të një pandemie apo nëse një monark vdes. Kështu ata do të marin 114 milionë euro mbrapsht nga sigurimet, duke ulur kështu dëmin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!