“Kriza e tretë” Civici dhe Angjeli vijnë me tjetër libër

schedule13:06 - 7 Korrik, 2022

schedule 13:06 - 7 Korrik, 2022

 

Dy profesorët e njohur, ekspertët e ekonomisë, Akademik, Prof.Dr, Anastas Angjeli dhe Akademik Prof.Dr, Adrian Civici, promovuan sot Librin “Kriza e tretë”. Në një ceremoni me të ftuar personalitete të njohur nga  fusha e ekonomisë, politikës, Akademia e Shkencës libri u vlerësua për përgjigjet që i jep një sërë pikëpyetjesh për atë që na pret në të ardhmen.

“Në libër marrin përgjigje shumë pyetje. Mund të diskutohen me njëri tjetrin se pse po rriten çmimet e produkteve ushqimore dhe lëndëve të para. Nafta sidomos, që e diskuton çdo person. Pse erdhi kjo krizë dhe ku buron” tha Anastas Angjeli.

“Përmban edhe dilema. Ideologjike të këndvështrimeve të konsoliduara se si veprohet në raste të ndryshme” tha  Civici.
.

 

 

Në panel ishin të pranishëm gjithashtu Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, të cilët vlerësuan librin.

“Është një libër që shërben si manual. Për ndikimet e inflacionit dhe të qëndrimeve të ndërkombëtarëve dhe pse jo, të analizave politike” tha Ministrja.

“Është një përmbledhje e fenomeneve gjeopolitike. Kryesisht në realitete të ngjashme edhe në shtete të ndryshm.”tha Gent Sejko.

Ky libër i tretë, në serinë prej tre vëllimesh, i dedikohet pikërisht, ndjekjes ditë pas dite e javë pas jave problematikës së kësaj “krize të tretë” që po përballojmë. Ai i jep përgjigje pikërisht pikëpyetjeve për këto shqetësime globale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!