Kriza e thellë e Barçës, s’ka paguar ende për Coutinho dhe De Jong

schedule17:40 - 25 Janar, 2021

schedule 17:40 - 25 Janar, 2021

Barcelona është në krizë të thellë financiare dhe askush nuk e di sesi klubi do të dalë nga kjo situatë tejet e vështirë. Sot në mediet spanjolle është zbuluar një raport në lidhje me borxhet e klubit katalanas.

Raporti zbulon se Barcelona ka një borxh prej plot 1.173 miliardë eurosh dhe 196 milionë janë borxhe ndaj klubeve të tjerë në lidhje me lojtarët e transferuar, të cilët nëse nuk paguhen krijojnë probleme të mëdha.

Katalanasit nuk kanë paguar ende 40 milionë euro të blerjes së Coutinho nga Liverpool tre vite më parë. Akoma më i madh borxhi për Ajax në lidhje me Frenkie de Jong.

Barcelona ka është 48 milionë euro për të derdhur në arkat e klubi holandez për blerjen e talentit. Ndërkohë 5 milionë të tjerë duhet të derdhen te Atletico Madrid për të drejta preferenciale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!