Kriza e rezultateve trondit pozitat e Iulianos si trajner i Partizanit

schedule14:05 - 24 Shtator, 2017

schedule 14:05 - 24 Shtator, 2017

Partizani është tronditur nga kriza e rezultateve vetëm 3 javë pas fillimit të Superligës. Tifozët kërkojnë largimin e trajnerit Iuliano pas humbjes së rëndë në Korçë.

Në përfundim të ndeshjes shkoi tek futbollistët e tij.
Mark Iuliano deshi të mësonte nga goja e lojtarëve nëse ishin apo jo të kënaqur me drejtimin e tij, dhe këtë pyetje ua bëri në dhomën e zhveshjes të stadiumit të Korçës.
Disfata më e rëndë në fushën e Skënderbeut në Superligë, që nga ajo 2-5 e dy viteve e gjysmë më parë, I ka tronditur jo pak pozitat e trajnerit.
Tifozët I janë vërsulur italianit në rrjetet sociale, duke kërkuar dorëheqjen, ndërsa nga presidenti Demi duan largimin e tij.
Gjithsesi, numri 1 I klubit është përmbajtur.
Demi ka deklaruar mbështetjen për Iulianon dhe për projektin e tij.
Në faqen zyrtare të klubit tifozët kanë shprehur ankesa të mëdha edhe për drejtorin Luçiano Moxhi.
Gjithsesi, ka nga ata që kërkojnë t’I jepet kohë trajnerit për të krijuar një skuadër pas ndryshimeve të mëdha në verë.
Shqetësimi nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e fitoreve dhe me faktin se një ekip I krijuar me kaq shumë shpenzime ka vetëm 1 pikë.
Asnjë gol I shënuar në 3 ndeshje duket gjëja më e rëndë dhe më e papranueshme.
Dyshime për cilësinë e punës së trajnerit dhe për strategjinë e presidentit Demi janë shprehur këto ditë nga specialistë të ndryshëm futbolli.
Nga Partizani kërkohet fitore me patjetër në ndeshjen e radhës ndaj Lushnjes, madje me lojë e me gola, ndryshe do të jetë e vështirë që trajneri të shpëtojë postin e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!