Është ndezur menjëherë debati në Pressing. Gazetari Anton Cicani, trajneri Sulejman Starova dhe ish-futbollisti Endri Vrapi, kanë debatuar në lidhje me formën e sulmuesit kryesor të Laçit, Kyrian Nwabueze.
STAROVA – “Nwabueze është bomberi më i mirë i kampionatit, por në gjysmën e parë ka luajtur me Tecon, brazilianin. Tani ka ardhur Greca, një herë djathtas, njëherë majtas. Xhixha luan në të djathtë, por jep më shumë aty ku është Greca. Ky është një problem.
Gjithsesi, në fund të fundit, Nwabueze shënoi kundër Kukësit, punën e bëri. Në asnjë rast nuk ka treguar egoizëm, Nwabueze nuk është egoist. Duro e njeh shumë mirë, ka qenë të Gjilani. Tirana e njeh shumë mirë, të gjithë e njohin Nwabuezen, publiku nuk e ka njohur”.
VRAPI – “Në këtë ndeshje, ishin përballë dy sulmuesit kryesorë të kampionatit. Ky duel personal, ndoshta ka ndikuar te ego e Nwabuezes, i cili mund të ketë menduar pse të mos shënoj unë. Ai mund të ketë dhënë më shumë seç duhet dhe nuk ka qenë shumë bashkëpunues. Gjithsesi, Nwabueze është sulmues më i mirë i kampionatit”.
CICANI – “Cungu është munduar ta mbajë Nwabuezen me këmbë në tokë. Kyrian erdhi si i panjohur këtu, markimi i kundërshtarëve nuk ishte kaq i madh sa është tani. Është ndryshe nga fillimi, e tani. Ne po flasim për Nwabuezen, po dalim jashtë binarëve. Nuk po thosha që Nwabueze ka CV shumë të pasur. Ai erdhi në Shqipëri dhe çdo goditje po bënte, po shënonte.
Ai dukej sikur kishte zar. Kjo “krizë” e tij, do të kalojë shumë shpejt. Nwabueze nuk duhet të jetë përgjegjësi për çdo gjë që po bën Laçi. Laçi nuk është ai i para 5 javëve, lojë e rrjedhshme dhe gjithë të tjera. Laçi po has vështirësi këto javë. Edhe Shkurtaj ka pasur një periudhë që po vuante, pasi nuk ka qenë Kukësi në formë”./abcnews.al