Nga Elton Nika
Qytetarët po zëvendësojnë ngrohëset elektrike me sobat me dru, si një mënyrë për të shpenzuar më pak energji. Të moshuarit thonë se me pensionet që marrin nuk mjaftojnë për të plotësuar nevojat për ngrohje. Shumë prej tyre do ti sigurojnë drutë në tokat e tyre.
“Sobën me dru. Atë po shkoj të marrë. Pse jo me energji? Po pse të paguj kur jam në mes të pyllit”, thotë një i moshuar.
“Me dru, se nuk kemi lekë për të paguar energjinë. Atë po kërkojmë.”
“Na ka dhënë qeveria ato ullinjtë bëje copa-copa e fute në zjarr. Energjia elektrike paguan 40 mijë lekë. Në 300 mijë lekë marrim, po ilaccet. Ne si do ta modifikojmë dushin. Kur të dalim me kollare do i hekurosim rrobat.”
“Ne dy pleq jemi, dy fukarenj, ca do marr unë korent atë që s’më takon, s’e bëj dot”, thotë i moshuari.
Qytetarët thonë se ccmimi i druve këtë vit është rritur.
“Soba me dru. Ato kemi ne atje në fshat. Drutë. Soba me dru është një zgjidhje. Por edhe dru s’para ka se duhet të nxjerrësh leje. Është rritur dhe ccmimi.”
Agron Sinani ka vite që merret me tregtimin e sobave me dru. Ai thotë se ky vit ka shënuar një shtim të qytetarëve të interesuar, gati 50 % më shumë se viti i kaluar.
“Ka vite qe interesimi i qyetarëve për sobat me dru dhe gaz është i madh. Por sivjet më i lartë për arsye të rritjes së energjisë elektike. Edhe gazi ka ulje. Ka ineters jo vetëm nga ata në fshat, por edhe në pallat. Une në biznesin tim kam bërë që ccmimet të mos i rris. Ndoshta fitimi im është i vogël. Por unë thith klientë. Është dyfishur. Janë të interesuar të gjitha sferat, edhe ata me ekonomi të lartë”, thotë ai.
Vendosja e fashës për konusmimin e mbi 800 KW orëve në muaj,u shty nga qeveria për në muajin nëntor. Qytetarët që harxhojnë mbi këtë fashë do ta paguajnë me 42 lekë nga nga 9 lekë KW që është aktualisht. /abcnews.al