Kriza e emigrantëve në SHBA, 6 faktet që duhet të ketë parasysh Biden

schedule10:21 - 1 Prill, 2021

schedule 10:21 - 1 Prill, 2021

Nga Gene P.Hamilton, newsweek

Pavarësisht nga ajo që pretendon administrata e Biden për këtë çështje – situata në kufirin jugor amerikan është një krizë.

Kriza do të bëhet më e ashpër në një afat shumë më të shkurtër, edhe pse vëmendja e medias është zhvendosur në mënyrë të pashmangshme në një temë tjetër. Kriza nuk do të marrë fund nëse administrata e Biden nuk zgjidh problemet katastrofike të lidhura me kufirin.

Këtu janë gjashtë faktet themelore në lidhje me imigracionin e paligjshëm që – administrata e Biden deri më tani refuzon të pranojë:

1-)Muret kufitare parandalojnë hyrjet e paligjshme. Më shumë mure, më pak hyrje të paligjshme. Më pak mure, më shumë hyrje të paligjshme.

2-)Hyrjet e paligjshme të suksesshme në Shtetet e Bashkuara  kanë rritur numrin e emigrantëve të paligjshëm.

Personat që mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara komunikojnë me miqtë dhe familjen e tyre. Historitë e tyre joshin oportunistët të bëjnë të njëjtën gjë.

3-)Jo të gjithë ata që nisen për në Shtetet e Bashkuara janë azilkërkues. Njerëzit janë oportunistë dhe duan të vijnë në Shtetet e Bashkuara për shumë arsye të ndryshme – shumica e tyre nuk vijnë për të kërkuar azil.

4-)Është një krim federal të kalosh kufirin në mënyrë të paligjshme, edhe nëse dikush më vonë kërkon azil. Ekziston një dallim thelbësor midis faktit të pranosh dikë se kërkon azil, pavarësisht nga mënyra se si ka mbërritur në vend, nga njëra anë dhe ekzistencës së dënimeve penale për kalimin e paligjshëm të kufirit, nga ana tjetër.

Kjo sigurisht inkurajon veprime të paligjshme. Emigrantët mund të kërkojnë azil pa pasur nevojë të shkelin ligjin.

5-) Shumica dërrmuese e kërkesave për azil nuk pranohen. Kjo sepse, në kundërshtim me besimin popullor,  të jesh pre e dhunës ose krimit ose mungesa ekonomike nuk janë arsye të vlefshme për të kërkuar azil.

6-)Kjo minon integritetin e të gjithë sistemit të imigracionit.

Duke injoruar këto gjashtë fakte themelore rreth imigracionit të paligjshëm, administrata e Biden po siguron de facto hapjen e kufijve për të huajt. Edhe më keq, po e bën këtë gjatë pandemisë më të keqe në historinë moderne, duke rrezikuar shëndetin dhe sigurinë e të gjithë amerikanëve.

Drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka autoritetin ligjor për të parandaluar hyrjen e anëtarëve të ndryshëm familjar dhe fëmijëve të huaj të pashoqëruar në Shtetet e Bashkuara gjatë pandemisë COVID-19.

Por administrata e Biden nuk dëshiron ta përdorë atë autoritet. Ai gjithashtu ka hequr dorë nga  programet efektive të periudhës së  Trump, si Protokollet e Mbrojtjes së Emigrantëve, që kishin rivendosur integritetin në sistemin e imigracionit.

Administrata e Biden-it me sa duket nuk ka dëshirë të ndjekë ligjin federal që kërkon dëbimin e emigrantëve.

Kjo do të thotë se ka afro një zero përqind mundësi që çdo i huaj i paligjshëm – përveç atyre të sapoardhurve së fundmi dhe një numër mikroskopik i të huajve më të rëndë kriminalë – të largohen nga Shtetet e Bashkuara.

Në qoftë se Shtëpia e Bardhë nuk ndryshon kurs, praktikisht secili prej 19,246 emigrantëve që mbërritën gjatë muajit shkurt dhe që nuk u dëbua menjëherë, ka të ngjarë të jetojë në Shtetet e Bashkuara për një kohë të pacaktuar.

Dhe cili do të jetë rezultati në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë? Mijëra emigrantë do të mbërrijnë në Amerikë në mënyrë të paligjshme. Do të ketë një shkallë të pashembullt të aktivitetit të paligjshëm në të dy anët e kufirit.

Më shumë vdekje dhe situata të vështira.

Kurrë nuk do të ketë “qendra pritjeje” të mjaftueshme, ose gjykatës për të trajtuar fluksin. As përpjekjet e mesazheve publike dhe të ndërtimit të kombeve në El Salvador, Guatemalë dhe Honduras nuk do të jenë të mjaftueshme për të ndaluar valën e tyre.

Lëvizjet e ardhshme të administratës së Biden ka të ngjarë të përfshijnë  fillimin e politikave të tjera për të zvogëluar shenjat më të dukshme të krizës në kufirin jugperëndimor, raporton abcnews.al

E nxitur nga një ideologji radikale e kufijve të hapur, administrata  do të përdorë çdo mjet në dispozicion për të mbuluar katastrofën humanitare që po shpaloset para syve të të gjithë Amerikës.

Administrata e Trump bëri atë që shumë besuan se ishte e pamundur: Ai mbylli kufirin, pas dekadash paaftësie politike. Në më pak se dy muaj, administrata e Biden-it ka orkestruar me sukses një krizë të re dhe shumë më të gjerë kufitare.

Kjo krizë do të vazhdojë derisa Biden  të fillojë të pranojë fakte themelore në lidhje me emigracionin e paligjshëm, në mënyrë që të mbrojë Kushtetutën dhe Amerikën. Përktheu Sonila  Backa/abcnews.al