Kriza e emigrantëve, Merkel dhe Lukashenko pritet të fillojnë negociatat

schedule08:57 - 18 Nëntor, 2021

schedule 08:57 - 18 Nëntor, 2021

Alexander Lukashenko dhe Angela Merkel kanë rënë dakord që të fillojnë negociatat për të zgjidhur krizën e vazhdueshme të emigracionit në kufirin BE-Bjellorusi, sipas një njoftimi nga Minsk.

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Bjellorusisë kanë theksuar se “problemi po kthehet në në fakt në një problem midis marrëdhënieve të Bjellorusisë dhe BE-së dhe se zyrtarët e emëruar nga palët do të fillojnë menjëherë negociatat”, citohet të ketë thënë Lukashenko.

“Në këtë kontekst do të shqyrtohet edhe dëshira e refugjatëve për të shkuar në Gjermani”, citohet në deklaratë.

Kjo është biseda e dytë telefonike mes dy liderëve në 3 ditët e fundit. Palët arritën një marrëveshje se si duhet të veprojnë dhe të vazhdojnë për të zgjidhur çështjet ekzistuese.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!