Kriza e Covid-19: Kina i shpëton recesionit, ekonomia në vend nis të rritet sërish

schedule09:31 - 16 Korrik, 2020

schedule 09:31 - 16 Korrik, 2020

Ekonomia e Kinës po pëson sërish rritje pas periudhës së “zezë” tremujore të shkaktuar nga kriza e koronavirusit. Kjo është një shenjë e mirë është për rimëkëmbjen e ekonomisë globale post-koronavirus.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë, u rrit me 3.2% në periudhën prill-qershor, krahasuar një vit më parë, sipas statistikave të qeverisë të lëshuara të enjten.

Kjo rritje, është më e lartë se rritja 2.5% që analistët e anketuar nga Refinitiv prisnin. Kjo do të thotë po ashtu se Kina shmang recesionin.

Në tremujorin e parë, ekonomia prej 14 trilionë dollarësh u tkurr me  6.8%, tkurrja më e rëndë që nga koha kur Kina filloi të botojë shifrat në 1992. Kjo ishte edhe hera e parë që vendi raporton një tkurrje ekonomike që nga 1976.

Rritja e këtij tremujori do të konfirmonte se “rimëkëmbja pas virusit po zhvillohet në Kinë, të paktën një deri në dy të katërtat para pjesës tjetër të botës”, shkruajnë analistët në ANZ Research në një raport të botuar përpara se të shpallej shifrat e PBB-së.

Kina, epiqendra e hershme e koronavirusit dhe e para në botë që imponoi masa drastike  për të përmbajtur virusin,  është gjithashtu ekonomia e parë e madhe që u rihap. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!