Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, e ka pranuar se klubi katalanas është në një krizë të vërtetë. Që nga dita kur Leo Messi kërkoi largimin, në Barcelonë ra një “tërmet” i cili kishte kohë që ishte paralajmëruar. Kiliani gjatë një interviste në “Youtube” për Daniel Habif deklaron se janë gabimet e drejtuesve që e çuan klubi në një situatë të tillë, e cila nuk është aspak e hijshme për një klub si Barcelona.
“Barcelona fillimisht duhet të ndryshojë mënyrën e të menduarit sepse futbolli ka evoluar shumë. Drejtuesit kanë bërë disa gabime që nuk përshtaten aspak me nivelin e klubit. Në ditët e sotme nuk fitohet vetëm me ADN apo me fanellë, pasi të gjithë klubet janë përmisuar shumë. Futbolli tashmë është më fizik dhe aftësitë teknike nuk janë më parësore.
Një klub i cili e konsideron veten si më të mirën në botë nuk mund të konkurroj me të tjerët duke patur në ekip vetëm 13 lojtarë profesionistë. Jo sepse ata të tjerët nuk e meritojnë, por duhet të luftojnë për vendin e tyre. Një klub ka 23 lojtarë që luftojnë për një vend titullari dhe kur ata nuk përparojnë dhe drejtuesit mendojnë se mund të fitojmë me AND, atëherë këtu diçka nuk shkon.
Ne kemi shumë lojtarë të mirë, ku kemi fatin të kemi Leo Messin në skuadër. Por edhe ai ka nevojë për ndihmë. Leo ka neovjë për lojtarë që e përmisojnë ekipin dhe të ecim së bashku përpara,” mbyll Vidal, i cili ka disa javë që flitet për një largim të mundshëm nga Barcelona. /abcnews.al

