Kritikoi qeverinë, dënohet me 9 vite burg gazetari

schedule09:16 - 18 Shkurt, 2022

schedule 09:16 - 18 Shkurt, 2022

Një gazetar nga Nikaragua është dënuar me 9 vite burg për “tradhti ndaj atdheut”. Miguel Ortega është dënuar nga gjykata e vendit, pasi sipas informacioneve kishte organizuar një komplot për të minuar integritetin kombëtar dhe gjithashtu ka shpërndarë lajme të rreme.

“I gjithë procesi penal kundër gazetarit Miguel Mendoza nuk ka qenë gjë tjetër veçse një përpjekje transparente nga autoritetet për ti mbyllur gojën kujdo që guxon të flasë,” tha Natalie Southwick, koordinatore e programit të CPJ në Amerikën Latine dhe Karaibe.

“Mendoza nuk duhet të ishte arrestuar kurrë dhe as të kishte kaluar një ditë të vetme në burg.

Dënimi i tij tregon se qeveria e Daniel Ortega i cilëson gazetarët si kundërshtarë që duhen shtypur. Gjatë viteve të fundit, Mendoza ka mbështetur pikëpamjet e tij mbi situatën e të drejtave të njeriut dhe ka kritikuar qeverinë,” tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

Mendoza është një nga 46 figurat e opozitës që është arrestuar në vitin 2021, përpara fitores së Daniel Ortega në zgjedhjet e tij të katërta radhazi që nga rikthimi në pushtet në 2007.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!